FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndoj drejt largimit nga Breshia, mesfushori i Shpresave pranë Avelinos

Emanuele Ndoj është në dilemë për të ardhmen e tij. Mesfushori i kombëtares Shpresa është në formë huazimi te skuadra e Breshias nga Roma, por ai mund të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit.

Avelino është skuadra më e interesuar për mesfushorin shqiptar, por duhet të presë një përgjigje nga Breshia dhe Roma, të cilat do të vendosin në orët në vijim për të ardhmen e tij.

Gazetari i njohur italian, Alfredo Pedula, raporton se 21-vjeçari do të huazohet në Seria B. Ndoj është aktivizuar në 9 ndeshje gjatë këtij sezoni, por ende nuk ka mundur që të gjejë rrugën e rrjetës. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?