FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në Angli e bëjnë të kryer: Ikardi ka kaluar vizitat mjekësore me Realin!

Reali e Madridit e ka shumë seriozisht për transferimin e Mauro Ikardit. Mediat angleze dhe ato spanjolle janë të sigurta se sulmuesi argjentinas do t’i bashkohet ekipit të Zidane që në janar. Sipas portalit iberik “Diario Gol”, blerja e Ikardit nga “Los Blancos” do të jetë “bomba” e merkatos dimërore të presidentit Fiorntin Peres.

Lajmi që ka bërë të flitet shumë është se e përditshmja angleze shkon edhe më larg, duke raportuar se kapiteni ziklatër ka kaluar madje edhe vizitat mjekësore me klubin madrilen. “Galaktikët” e shohin argjentinasin si zëvendësuesin ideal të Karim Benzemasë, i cili nuk po arrin që të gjejë në vazhdimësi rrugën e rrjetës.

Realit duhet të paguajë klauzolën e 110 milionë eurove për të blerë kartonin e futbollistit, por kjo klauzolë nuk është e vlefshme për muajin janar. Të gjitha skuadra e interesuara duhet ë paguajnë në arkat e Interi këtë shumë duke filluar nga 30 qershor i vitit 2018. Një e dhënë e tillë e bën transferimin  Ikardit, disi të vështirë, por mbetet të shihet zhvillimet e ditëve në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?