Në Angli ndodh një nga penalltitë më të çuditshme që mund të keni parë (VIDEO)
Ndeshja e vlefshme për Carabao Cup në Angli mes Accrington Stanley dhe Bradford, u mbyll në barazim 1-1 në 90 minutat e kohës së rregullt.
Bradford i ekzekutoi në perfeksion 3 goditjet e para, ndërkohë që jak Nolan nga ana tjetër humbi penalltinë e dytë për Accrington. Në shifrat 3-1, Adedoin duhet të shënonte për të mbajtur ekipin e tij ende në lojë.
Gjithsesi 22-vjeçari ishte i pafatë, pasi në momentin e ekzekutimit do të rrëshqiste keq, duke rënë në tapetë. Goditja shkoi shumë e dobët në portë dhe u ndal nga portieri edhe pse ky i fundit ishte hedhur në krahun tjetër fillimisht. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

