FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në ankand për 4 milion dollarë Ferrari i Shumakerit

Ferrari me të cilin Michael Schumacher u shpall kampion bote i Formula 1 në Montecarlo në 2001, është nxjerrë në ankand për një shifër prej 4 milion dollarë.

Modeli F-2001, chassis n. 211 do të nxirret në shitje në 16 nëntor gjatë Contemporary Art Evening Auction i Sotheby, në New York.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Makina do të prezantohet fillimisht në Hong Kong nga 28 shtatori në 3 tetor. Ferrari F2001 s/n 211 konsiderohet si makina e garave më e rëndësishme në historinë e Formula 1 dhe një automjetet më të çmuara dhe më domethënëse edhe në nivel botëror. Ankandi vjen në 70 vjetorin e themelimit të Ferrarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?