Në Austri gjejnë rrugën për të gjetur tifozë, i çojnë pas ndeshjes në “club” nate
Në Austri nëse ndjek një ndeshje të Kupës, ke edhe përfitime ekstra. Kështu para ndeshjes mes SV Gössendorf dhe ekipit të dytë të Grazer Ak, sponsori ka bërë një ofertë të veçantë.
Çdo spektator që është mbi 19 vjeç, dhe do të ndjekë ndeshjen e 24 tetorit, do të përfitojë një pije falas në “Incognito”, një një “club” nate. Klubi i SV Gössendorf publikoi fushatën në profilin e vetë në Facebook. Pak kohë më pas, postimi u fshi.
Një nga përgjegjësit u shpreh për faqen “today.at”, se fushata është ende në diskutim, pasi nuk është vendosur ende nëse do të zbatohet. Klubi i natës është vetëm 10 minuta larg nga Gössendorf, ndoshta disa prej fansave do të qëndrojnë më gjatë se një pije … /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

