Në Francë e bëjnë të kryer, Messi pranë kalimit në Arabi për një shifër rekord

Cristiano Ronaldon mund ta shohim sërish në duel me Lionel Messin, por këtë herë në një tjetër kontinent. 7 herë fituesi i Topit të Artë do të largohet në fundin e sezonit nga Paris Saint Germain dhe mediet franceze e kanë bërë fakt të kryer transferimin e tij në Arabinë Saudite tek Al Hilal.

Argjentinasi do të thyej çdo rekord të mundshëm sa i përket pagës, pasi do të përfitojë 522 milionë stërlina, duke tejkaluar edhe Cristiano Ronaldon Arabët janë shumë pranë për të bërë realitet një tjetër objektiv të madh.

Shanset që sezonin e ardhshëm në kampionatit saudit të luajnë dy lojtarët më të mirë në botë janë të mëdha dhe për më tepër transferimi i Lionel Messit do t’i hapte rrugë edhe shumë lojtarëve të tjerë, që janë në fundin e karrierës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që synimi kryesor i Arabisë Saudite mbetet organizimi i Kupës së Botës në vitit 2030.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?