Në Ganë e bëjnë të sigurt: Partizani firmos me Kwame Karikari
Partizani gjen në Ganë pasuesin e Caleb Ekuban. Të paktën kështu shkruajnë mediat ganeze, që e bëjnë fakt të kryer firmën e Këame Karikari me të kuqtë. Ish-sulmuesi i përfaqësues U-20 të Ganës që fundmi ka qenë pjesë e Neftçi Baku, skuadër me të cilën ka shënuar 2 gola në 8 ndeshje.
“Ghanasoccernet.com” shkuan se drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, e ka vëzhguar me shumë kujdes sulmuesin, duke vlerësuar cilësitë e tij teknike dhe taktike. Tashmë mbetet për t’u parë nëse do të vijë zyrtarizimi nga 15-herë kampionët e Shqipërisë.


KOHA JONË SONDAZH

