Në Maqedoni e bëjnë të kryer, Partizani bën një super blerje në merkato
Partizani bën goditjen e madhe në merkato ne janarit. Klubi i kuq, sipas informacioneve që vijnë nga Maqedonia e Veriut, ka arritur të sigurojë shërbimet e Ferhan Hasanit, ish-sulmuesin e Shkëndijës së Tetovës, me të cilin drejtori i përgjithshëm i të kuqve, Olsi Rama, është takuar ditët e fundit.
“Buba” mësohet se ka pranuar të firmosë për një vit e gjysmë për 16 herë kampionët e Shqipërisë. 30-vjeçari do të jetë pa dyshim ndër më të paguarit e Superiores.
Vitin e fundit “Buba” Hasani ishte pjesë e Helsingin Jalkapalloklubi në Finlandë e tashmë për herë të marrë në karrierë do të provojë të fitojë titull kampion në Kategorinë Superiore. Te Partizanit 30-vjeçari do të gjejë Stenio Juniorin, me të cilin njihet mirë, pasi kanë luajtur bashkë te Shkëndija e Tetovës.
KOHA JONË SONDAZH

