Në Spanjë vëmendja është te Real-Barcelona, ndërsa ky klub shkarkon trajnerin

Sevilla shkarkon nga detyra trajnerin Eduardo Berrizo. Humbja 3-1 me Real Sociedadin të mërkurën rezultoi fatale për argjentinasin pasi drejtuesit e klubit andaluzian si pasojë e rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit.

Humbja e thellë 5-0 me Realin e Madridit, barazimi në shtëpi ndaj Levantes dhe disfata me Real Sociedadin i vunë kapak të ardhmes së Berrizos në stolin e Sevillas, pasi skuadra rrezikon kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e Sevillas kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur pasuesin e trajnerit argjentinas dhe gjasat janë që drejtimin e skuadrës ta marrë Javi Gracia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?