FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në Vigo vetëm barazim, Celta “mace e zezë” për Barcelonën

Barcelona ka një mace të zezë dhe ajo është skuadra e Celta Vigo-s.

Skuadra nga Vigo ka ndalur në barazim 1-1 katalanasit, duke konfirmuar dhe njëherë se ekipi i drejtuar nga Juan Carlos Unzue është një kockë e fortë përballë të besuarve të Vilaverde-s.

Në “Estadio de Balaidos”, tekniku 53 vjeçar i Barcelonës hodhi një formacion me shumë mungesa , ku yjet blaugranas Messi e Suarez nuk kishin udhëtuar me skuadrën për në Vigo, ndërsa “çelësat” iu besuan lojtarëve që kanë luajtur pak minuta deri në këtë pikë të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç pritej, Barcelona dominoi gjatë gjithë takimit, ndërsa rezultati i takimit u vendos në 45 minutat e para.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishte sulmuesi i talentuar Jose që kaloi në avantazh katalanasit në minutën e 15-të, me Celta Vigon që reagoi shumë shpejt me anë të Sisto në të 30-ën.

Takimi i kthimit do të luhet 1 javë më pas në “Camp Nou”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?