Nejmar kërcënon Barcelonën për mospagimin e bonusit

Nejmar nuk i ka mbyllur “llogaritë” me Barcelonën për transferimin te PSG-ja. Futbollisti brazilian ka ngritur një padi ndaj katalanasve duke pretenduar pjesën e dytë të bonusit të nënshkruar, për të cilin kishte rënë dakord me klubin katalanas, kur rinovoi, përpara se të nisej drejt gjigantëve parizienë.

Në total, kërkesat e brazilianit, sipas konfirmimit të burimeve gazetës “EL MUNDO”, janë 26 milionë euro të përcaktuara plus 10% interes. Gjithsej, një shifër afër 30 milion.

Barcelona refuzoi të paguante pjesën e dytë të premios së rinovimit të dakorduar me lojtarin, pasi e dinte vendimin e tij për të shkuar te PSG, i cili përfundoi duke materializuar me një transferim rekord prej 222 milionë eurosh. Nejmar rinovoi me “blaugranët” deri në vitin 2021 dhe konsideron se ajo është shkelur në mënyrë të njëanshme nga lojtari. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?