FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nëse dështon Higuain, Chelsea bën gati 50 milionë paundë për yllin anglez

Chelsea është gati që të paguajë 50 milionë paundë për të rrëmbyer sulmuesin e Bournemouth, Callum Wilson, nëse nuk do të arrijnë që të transferojnë Gonzalo Higuain gjatë janarit. “Sky Sports” shkruan se Sarri është i vendosur që të marrë sulmuesin argjentinas, të cilin e ka stërvitur te Napoli.

Gjithsesi Drejtoria Sportive e Bluve të Londrës, Marina Granovskaia  beson se Higuain nuk është sulmuesi i duhur për ekipin e tyre. Marrëveshja me bomberin argjentinas është më e komplikuar pasi akordi duhet të arrihet me Milanin por dhe me Juven që ka në zotërim kartonin e tij.

Wilson ndërkoha ka shënuar 10 gola në 23 ndeshje gjatë këtij sezoni dhe shihet si një sulmues i duhur për të mbuluar repartin e avancuar. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?