Nespor mbyll aventurën me Skënderbeun, rikthehet në Çeki
Martin Nespor erdhi si një nga përforcimet më të bujshme te skuadra e Skënderbeut, por me kalimin e kohës ai nuk ka arritur që të tregojë vlerat e tij. Sulmuesi çek ka gjetur marrëveshjen me klubin për të larguar që më herët, pasi kishte kontratë deri në fund të sezonit.
Nespor i është bashkuar ish-ekipit të tij, Zaglebie, dhe këtë gjë e ka pranuar edhe drejtori sportiv i këtij klubi. Ai ishte kthyer në një problem për trajneri Ilir Daja, i cili nuk e kishte në planet e tij. Sulmuesi ka udhëtuar shpesh drejt Gjermanisë për të trajtuar shpinën e dëmtuar. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

