Neymar apo Cavani? Trajneri i PSG-së cakton se kush do t’i gjuajë penalltitë

Trajneri i PSG-së, Unai Emery, ka folur dhe një herë tjetër për rastin e Neymar dhe Edinson Cavanit, të cilët ishin shtyrë se kush duhet t’i ekzekutojë penalltitë

Spanjolli tha se tashmë ka folur me dy sulmuesit e skuadrës dhe u ka treguar se çfarë duhet të bëjnë në raste të tilla. Ai po ashtu tha se do të ketë mjaft penallti këtë sezon, kështu që të dy do të kenë rastet e tyre për të shënuar.

“Ne kemi shumë lojtarë që mund t’i gjuajnë penalltitë. Nëse shikojmë statistikat, atëherë Cavani dhe Neymar do t’i ndajnë ato. Do të tentojmë të fitojmë shumë penallti dhe ata do të kenë mjaft raste për të shënuar”, tha Emery gjatë konferencës për shtyp.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë kam biseduar me të dy lojtarët dhe u kam treguar se si do të ndodhë në fushë kur do të kemi fituar ndonjë penallti”, tha në fund ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

PSG nesër do të ketë përballje shumë të vështirë, pasi do të presë Bayern Munchen për Ligën e Kampionëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?