Neymar bën gati rinovimin me PSG, por i vendos një kusht parisienëve
Neymar Junior është gati të rinovojë kontratën me Paris Saint Germain. 28-vjeçari i ka komunikuar PSG-së qëllimin e tij për të zgjatur marrëveshjen.
Braziliani sezonin e kaluar iu afrua shumë triumfit në Championsit, me parizienët që u mposhtën në finale nga Bayerni i Mynihut, por ai beson se mund ta ngrejë lart këtë trofe pas eksperiencës së hidhur gushtin e kaluar.
Sikurse raportojnë mediet franceze, një nga kushtet e Neymarit është që klubi të përforcohet me lojtarë që atij i pëlqejnë dhe i përshtaten sa i përket stilit të lojës. Braziliani mësohet se ka kontaktuar Leonardon, drejtorin sportiv të PSG-së, për ta “këshilluar” atë për lojtarët që duhet të blejë.
Përveç ndërmjetësimit në fushën e sportive, Neymar gjithashtu kërkon që paga e tij të mos preket nga problemet ekonomike të shkaktuara nga Covid-19.
KOHA JONË SONDAZH

