Neymar-Cavani, nuk ka paqe mes dy sulmuesve të PSG, është vetëm një …
Paqe? Jo, është vetëm një pakt, një marrëveshje. Mes Cavani dhe Neymar nuk ka sintoni, është e qartë. Kjo gjë është parë në kampionat, u kërkua të kamuflohej të mërkurën në mbrëmje, në Champions League, në fitoren 3-0 kundër Bayern.
Të dy shënuan, ashtu si dhe Dani Alves, miku i ngushtë i Neymar. Pas ndeshjes, sipas mënyrës së tyre, provuan të qetësojnë shpirtrat, sepse para së gjithash është skuadra. “Kam lexuar shumë histori, – tha Neymar për mediet braziliane. – Flasin për gjëra që nuk i dinë dhe që nuk ekzistojnë”. I pyetur për raportin me Cavani, braziliani u shpreh: “U përgjigja”. Më pas elozhe për Mbappé: “Privilegj të luash me të, duket si një 30-vjeçar nga pjekuria. Në të ardhmen e pret topi i artë”.
Cavani ka lënë mënjanë çështjet personale. Një goditje dënimi e gjuajti ai dhe një tjetër Neymar. “Kemi diferenca, – është shprehur uruguaiani. – Secili ka mënyrën e tij të të menduarit dhe të të jetuarit, por në fushë duhet të jemi një familje. Kjo ka rëndësi”, shkruan vipsport.
“El Pais” më parë tregonte për një ofertë prej 1 milion eurosh nga PSG për “Matador”, që t’i linte penalltitë Neymar. Por, pavarësisht rinovimit, raportet mes Cavani dhe klubit nuk janë si dikur. Vështirë të largohet në janar, por në fund të sezonit është e mundur. E duan shumë skuadra, në Spanjë, Itali dhe Bayern Mynih
KOHA JONË SONDAZH

