“Neymar dhe Cavani përleshen në dhomat e zhveshjes, përdorin grushte”

Diskutimi mes Neymarit dhe Cavanit gjatë ndeshjes mes PSG-së e Lyonit është zhvendosur në dhomat e zhveshjes por është dashur ndërhyrja e Silvas për të mos lejuar që situata të degradojë akoma edhe më keq.

Ky është jami i bujshëm që hap ditën e sotme gazetën e njohur franceze “L’Equipe”, e cila shkruan se lojtarët filluan t’i përdornin edhe duart në dhomat e zhveshjes dhe për të qetësuar gjithçka u desh ndërhyrja e kapitenit, Thiago Silva.

Konflikti mes dy lojtarëve filloi me një penalti në sfidën kundër Lyonit, të cilën Cavani nuk ia dhuroi Neymarit, ashtu siç kishte bërë edhe në ditët e para të tij në Francë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Neymar u ble nga Barcelona për 222 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ SYRI.net /

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?