Neymar drejt largimit nga PSG-ja, gati rikthimi i bujshëm te Barcelona?

Neymar mund të rikthehet sërish te Barcelona sipas mediave iberike.  “Cadena SER” shkruan se lojtari ka një marrëveshje me PSG që e lejon të largohet verën e ardhshme për 220 milionë euro.

Nëse Barcelona merkaton e ardhshme nuk arrin marrëveshje me PSG-në për transferimin e Neymar, ky transferim raportohet se në verën e vitit 2020 mund të bëhet për një shumë më të ulët se 200 milionë euro. Këtë situatë po e monitoron edhe Real Madrid, që asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të pasur në skuadër Neymarin.

Kujtojmë që sulmuesi brazilian në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro la Barcelonën për t’iu bashkuar Pars Saint Germian, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori. Neymar nuk ndihet aspak mirë, që nuk ka mundur të ketë rolin që kishte synuar, pasi duket se Mbappe i ka marr “skenën” duke shkëlqyer dhe shënuar shumë gola vendimtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?