FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar hidhet në kundërsulm ndaj Barcelonës, ja akuza e rëndë ndaj ish-klubit

Kompania e cila kujdeset për Neymar, NN Consultoria, ka lëshuar një komunikatë për mediat, ku njofton se kanë hapur procedurë ligjore ndaj Barcelonës.

Ata thonë se Barcelona nuk ka paguar 26 milionë euro nga nënshkrimi i kontratës së re në vitin 2016.

“Na takon ne për të shpjeguar se Neymar Junior dhe avokatët e tij janë në dijeni për deklaratën e lëshuar nga Barcelona”, thuhet fillimisht në njoftimin e kësaj kompanie.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne duhet të theksojmë se jemi të befasuar me këtë lajm, sepse lojtari ka përmbushur kontratën e mëparshme, me depozitimin e plotë të shumës së kërkuar nga Barcelona, e cila e la të largohej”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sa i përket bonuseve të kontratës së nënshkruar në vitin 2016, të cilat nuk janë paguar nga Barcelona, ne konfirmojmë se kemi nisur procedurë ligjore kundër Barcelonës për të ardhurat që i takojnë”, thuhet në fund të komunikatës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?