FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar kthehet në Barcelonë, ribashkohet MSN-ja e famshme

Pas divorcit më të zhurmshëm të kësaj vere, Neymar është rikthyer në Barcelonë, gjatë ditës së tij të lirë, dhe Messi ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet e ribashkuar MSN.

“Është rikthyer”, ka shkruar “Pleshti” në dixhiturën që shoqëron foton, duke përmendur edhe profilin e mbrojtësit të Barças, Gerard Pique.

Bëhet fjalë për një shaka dhe ngacmimi ndaj qendërmbrojtësit blaugrana, në referim të postimit aq të bujshëm që bëri Pique në rrjetin e tij social, ku publikoi një foto të tijën me Neymar, të shoqëruar me dixhiturën: “Do të qëndrojë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mëkat, se vetëm pak orë më pas, braziliani zyrtarizoi transferimin e tij nga Paris Saint Germain.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tallja është shoqëruar edhe me ngacmimin e vetë Neymar në adresë të Pique, me brazilianin që ka ripostuar në Instagram selfie me mbrojtësin spanjoll dhe me dixhiturën “Do të qëndrojë”.

I çuditshëm fakti që kjo foto e Suarezit, Messi-t e Neymar-it, u publikua dje, pikërisht në të njëjtën ditë kur klubi i Barcelonës i ka shpallur “luftë” brazilianit Neymar, duke hapur një çështje gjyqësore ndaj tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?