Neymar ndahet sërish nga super modelja braziliane Bruna Marquezine
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar i ka dhënë përsëri fund lidhjes me aktoren braziliane, Bruna Marquezine. Ata u ribashkuan për të katërtën herë fundvitin e kaluar, ku u duk sikur nuk do të ndaheshin më, por ja që ndodhi sërish. Neymar dhe Bruna kanë pasur një romancë me shkëputje gjatë gjashtë viteve të fundit. Tashmë duket se dashurisë së tyre u ka ardhur fundi. Këtë e ka konfirmuar vetë aktorja 23-vjeçare.
Në një event që u mbajt në Brazil mbrëmjen e djeshme, ajo deklaroi se nuk ishte më në një lidhje me yllin e PSG-së. Madje, theksoi se vendimi për këtë ishte pikërisht i sulmuesit 26-vjeçar.
“Ishte një vendim i tiji, por kam shumë respekt, shumë dashuri për të dhe për gjithçka për të cilën kemi jetuar së bashku. Ju e dini që zakonisht nuk flas për jetën time personale. Po flas për këtë, se duhet ta bëj diçka të tillë, por vetëm këtë herë”, tha modelja e njohur.

KOHA JONË SONDAZH

