Neymar në konferencë me të birin: Do të doja të riluaja Botërorin (VIDEO)
Brazili po përgatitet për përballjen me Uruguain, teksa në konferencën për shtyp para ndeshjes Neymar i ka befasuar të gjithë, pasi është shfaqur së bashku me djalin e tij,Davi Lucca: “Unë jetoj larg ndaj përpiqem që të shfrytëzoj çdo moment për të qenë me të. Jam krenar për fëmijën që është bërë, unë përpiqem që të jem baba sa më i mirë”. Kapiteni i Brazilit i është kthyer eliminimit nga Kupa e Botës: “Duhet të presim edhe katër vite të tjera, edhe pse do të doja ta luaja çdo vit”.
Mes thashethemeve dhe merkato, Neymar ka përfunduar shpesh në qendër të vëmendjes: “Disa herë qesh, herë të tjera jam i trishtuar dhe mendoj se nga janë shpikur. E quaj një mungesë respekti që shpiken gjëra që nuk janë, kërkoj që të jenë më të vëmendshëm”. Në fund komenton dhe për shiritin e kapitenit: “Jam krenar që jam lider, ka kohë që jam në kombëtare, por kam pak që e mbaj”. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

