“Neymar nuk do arrijë kurrë nivelin e Messit” – Deklarata e bujshme pas Championsit

Pas ndeshjes në Champions League, mbrojtësi i Celtic, Mikael Lustig nuk ka kursyer “thumbat” për kundërshtarin e tij Neymar.

Pas kartonit të verdhë që Neymar mori për simulim në këtë ndeshje, Lustig ka thënë: “Kjo ndodh zakonisht me Neymar. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, por e kemi parë edhe anën tjetër të tij më parë dhe po e shohim prapë. Ai e tepron me reagimet e tij. Nëse Neymar dëshiron të pëlqehet po aq sa Messi, atëherë duhet t’i lërë këto gjëra”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që Celtic humbi me rezultat të thellë 5-0 ndaj PSG-së në ndeshjen e parë të vlefshme për Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?