Neymar tek Reali, Dybala pranë PSG-së? Dy blerjet më të bujshme në futboll
Agjenti dhe njëkohësisht vëllai i Paulo Dybala raportohet se është takuar me drejtues të Paris Saint-Germain për të kryer ndoshta transfertën më të bujshme.
Dybala po mendon largimin nga Juventusi pasi për herë të dytë radhazi ai përfundon në stolin rezervë, shkruan “Sportmediaset”.
Sipas burimeve të përditshmes italiane “Corriere della Sera” problemi mes Dybala dhe Juventusit qëndron tek krisja e marrëdhënies mes argjentinasit dhe zëvendëspresidentit të “Bianconerëve”, Pavel Nedved.
“Juventusi nuk i pëlqen sjelljet e Mariano Dybala dhe Paulo nuk i pëlqen që “Zonja e Vjetër” të ndërhyjë në një marrëdhënie familjare…”, kjo është arsyeja e parashtruar nga “Corriere della Sera”.
Kjo transfertë pritet të ndodhë gjatë verës së ardhshme gjithmonë nëse Neymar preferon një transfertë drejt Real Madridit.
Kujtojmë që Dybala ka një kontratë me Juventusin të vlefshme deri më 2022.
KOHA JONË SONDAZH



