FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar u largua nga Barcelona për një… foto, ja kur nisi krisja

Pas largimit të bujshëm të Neymar nga Barcelona drejt Parisit, mes mijërave arsyeve fshihet një foto. Kush do ta mendonte që përmbysja e madhe që katalanasit i bënë PSG-së në Ligën e Kampionëve do të shërbente për ta dërguar yllin brazilian në Francë.

Pikërisht, sepse foto që bëri bujën në media dhe në portalet e ndryshme ishte ajo e Leo Mesit, i cili hipi në monitorët e reklamave dhe po festonte si i çmendur.

Deri këtu, nuk ka asnjë problem, por sipas panoramës, Neymar-it nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë, sepse për hir të së vërtetës ishte ai protagonisti i asaj mbrëmjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në konferencën e tij të parë si lojtar i PSG-së, Neymar tregoi arsyet pse zgjodhi të transferohej në Francë. “Nuk erdha për t’u bërë i pasur, për të nisur një sfidë të re joshëse. Dua të bëj histori me këtë skuadër dhe të fitoj të gjithë trofetë që ekzistojnë”, tha braziliani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmuesi e kuptoi që po të vazhdonte karrierën te Barcelona nuk do të ishte kurrë lider i grupit apo i skuadrës për shkak të prezencës së Leo Mesit.

Përmbysja e madhe e ndeshjes ndaj PSG-së ishte një dëshmi e qartë se pavarësisht faktit që Neymar bëri një nga ndeshjet e tij më të mira me fanellën e Barcelonës, nuk arriti të merrte vëmendjen në media.

Faqet e para të gazetave spanjolle, argjentinase, por edhe të tjerat u hapën me Mesin dhe me lojtarë të tjerë.

Si për çudi mungonte heroi i vërtetë i kësaj sfide. Aty nisi ftohja dhe mendimi se për t’u bërë lider i një skuadre duhet të largohesh nga Barcelona.

Neymar e mendoi gjatë këtë çështje dhe në fund vendosi të largohej nga skuadra me të cilën fitoi gjithçka. Tani ai ka shansin të fitojë vëmendjen e madhe mediatike, të jetë lideri dhe të udhëheqë PSG-në drejt triumfeve.

Fatin e të ardhmes së Neymarit e ndryshoi thjesht një fotografi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?