FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Neymari bëri mirë që u largua nga Barça”, -Deklarata e bujshme e legjendës së futbollit

“Neymar tek Barcelona ishte në hijen e Messit, bëri mirë që u largua”. Kjo është deklarata e bujshme e legjendës braziliane Pele kur është pyetur për transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”, ish-sulmuesi brazilian mendon se bashkombasi i tij ka bërë vendimin e duhur që u largua nga “Camp Nou”.

“Për momentin lojtari më i mirë në Brazil është Neymar dhe unë mendoj se kalimi në PSG për të është shumë i mirë, sepse kishte një konkurrencë të madhe me Messin në Barcelonë. Ai ishte nën hijen e Mesit tek Barcelona. Unë mendoj se kjo është një mundësi e mirë për të. Tani ai mund të tregoj se çfarë është i afet të bëjë”, shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Neymar u largua nga Barcelona pasi PSG-ja pagoi klauzolën e lirimit të lojtarit me vlerë 222 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?