Nga Italia në Angli, të gjithë të çmendur pas meksikanit të Portos
Hector Herrera është në një nga emrat më të kërkuar në merkato. Mesfushori, kontrata e të cilit me Porton është pranë skadencës ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve të mëdha europaine.
Roma, Inter, Arsenal e Tottenham janë gati të konkurrojnë për të arritur te meksikani, i cili mund të qëndrojë në Portugali deri në verë. Në drejtim të futbollistit janë paraqitur shumë oferta interesante, ku klubet angleze nuk janë kursyer aspak për
sa i takon pagës së lojtarit nga e cila menaxherët e tij do të përfitonin një % të mirë. Kjo situatë nxjerr nga gara klubet italiane, të cilat nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për të konkurruar, duke e përqendruar “luftën” për 28-vjeçarin vetëm mes topçinjve dhe Spursave.
KOHA JONË SONDAZH

