Nga Mançester City tek Bajern Mynih, 10 klubet më të pasura në botë
“Soccerex Football Finance” ka renditur 100 skuadrat më të fuqishme në botë, bazuar në pasuritë e tyre. Klubi anglez i Mançester Sitit ka shënuar shifra rekord të ardhurash këtë vit dhe ata kryesojnë renditjen, ndërsa ekipe të tjera angleze si Arsenali, Totenhemi, Mançester Junajtid dhe Çelsi dominojnë Top10.
Nga ekipet italiane e para qëndron Juventusi që ka akumuluar vlerën 470 milion euro këtë vit dhe ndodhet e teta në renditje. Ekipet e tjera italiane janë shumë mbrapa, sepse Napoli ndodhet në vendin e 26-të, Interi në vendin e 30-të, Milani në të 34-tin dhe Roma në të 51-tin.
Top 10 klubet më të pasura
Mançester City
Arsenal
PSG
Guangzhu Evergrande
Totenhem
Real Madrid
Mançester Junajtid
Juventus
Çelsi
Bajern Mynih
/ panorama
KOHA JONË SONDAZH

