Nga Ramos te Messi, PSG projekton formacion të frikshëm për sezonin e ardhshëm
Teksa në futbollin botëror po ndihet jo pak kriza nga pandemia e Covid-19, që ka sjellë humbje të mëdha, PSG po bën plane të mëdha për të ardhmen.
Ëndrra është sigurisht Lionel Messi, i cili mund të merret falas në verë nëse nuk do të rinovojë kontratën me Barcelonën. Një tjetër objektiv është edhe Sergio Ramos, i cili gjithashtu mund të merret falas, pasi ndodhet në të njëjtën situatë me Realin.
“The Sun” ka përfituar nga thashethemet për të ndërtuar formacionin e mundshëm për sezonin e ardhshëm. Në portë është Lloris. Në mbrojtje Dagba, Sergio Ramos, marquinhos dhe Bakker, në mesfushë Verrati, Gueye dhe Dele Alli, ndërkohë që sulmi është magji Messi-Mbappe-Neymar. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

