Nga Ronaldo te Messi e Neymar, ja 10 yjet e Kupës së Botës në Rusi

Kanë mbetur vetëm 48 orë nga starti zyrtar i Kupës së Botë në Rusi. Në evenimentin më të rëndësishëm të kësaj vere padyshim e gjithë vëmendja do të shkojë te yjet e disa prej kombëtareve pjesëmarrëse. Duke filluar nga Ronaldo, te Grizman e deri te Salah e Mesi, janë të gjithë futbollistë që pritet t’i japin tonin një eventi magjik.

CRISTIANO RONALDO – Pasi fitoi Ligën e Kampionëve për herë të tretë radhazi me Real Madrid, ylli portugez kërkon që të përsërisë suksesin e dy viteve më parë, kur fitoi Kampionatin Evropian. Lideri i ekipit që udhëhiqet nga Fernando Santos synon që të lërë sërish gjurmë për të shënuar për herë të katërt në një Kupë Bote radhazi.

Swiss Digital Desktop Reklama

MESSI – Prej tij pritet shumë në Rusi, pasi ka zhgënjyer me Argjentinën e  tij në Kupën e Botës në vitin 2014, si edhe në Kupën e Amerikës. Trajneri Sampaoli ka ndërtuar “Albicelestët” rreth “Pulce”-s, duke marrë edhe vendime që kanë sjellë shumë polemika (përjashtimi i Icardit): këtë herë Mesi, si kapiten, nuk mund të dështojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

NEYMAR – Ka një pikëpyetje të madhe në lidhje me kondicionin e tij fizik, pasi nuk ka luajtur rregullisht që nga muaji shkurt. Dy ndeshjet miqësore kanë qenë shumë pozitive për të, pasi ka gjetur në të dyja rrugën e rrjetës, ndërkohë që ka qenë shumë aktiv në aksionet sulmuese. Ai është gati për të ndihmuar kombëtaren e tij për të harruar humbjen e rëndë 7-1 ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës 7-1, katër vite më parë. Ky është shansi i duhur që ai të bëjë hapin e madh në karrierën e tij.

GRIEZMANN – Është një nga futbollistët më të përfolur në merkato, por ai kërkon që një gjë të tillë ta bëjë edhe në merkato. Ai do të jetë ylli i sulmit të Francës së Deshamp, i cili në fakt ka një ekip të mbushur me yje dhe shumë talente brenda. Pas vlerësimit si golashënuesi më i mirë në  “Euro 2016”, tashmë kërkon konfirmimin edhe në Rusi.

KANE- Prej shumë kohësh, Anglia nuk po arrin që të lërë gjurmë në një turne të madh ndërkombëtar. Nëse këtë herë ka shpresë, kjo varet shumë edhe nga Harry Kane. 41 gola në 48 ndeshje me Tottenham, “Uragani” është përzgjedhur edhe kapiten nga trajneri Southgate, i cili i ka të garantuar golat.

REUS – Më në fund edhe ai do të luajë. Pasi u detyruar që të mbetej jashtë Kupës së Botës së vitit 2014 dhe Europianit të vitit 2016, Reus vjen në Rusi në një kondicionin shumë të mirë, dhe është një nga simbolet e ekipit të ri të Gjermanisë. “Pancerat” kërkojnë të bëjnë “bis” pas triumfit të katër viteve më parë në Brazil.

DE BRUYNE – Edhe për të ka qenë një sezon ëndrrash në Angli, duke u kthyer në një nga mesfushat më të mirë në botë. Për t’u konfirmuar tashmë duhet një prezantim sa më i mirë edhe në nivelin ndërkombëtar. Në një skuadër me yje të nivelit të Eden Hazard dhe Romelu Lukaku, mund të jetë një shans i artë.

MODRIC – Një nga mesfushorët më të mirë në botë në vitet e fundit, do të udhëheq Kroacinë gjatë kësaj vere, për të shkuar shumë larg. Ata do të mundohen që të përsërisin turneun e vitit 1998, kur arritën deri në vendin e tretë. Shumë do të varen edhe nga loja gjeometrike dhe klasi i Modric.

Rezultate imazhesh për modric croatia

INIESTA – Pas lamtumirës nga Barcelona dhe kalimit te Vissel Kobe, iluzionisti do të përpiqet që të përjetojë, ndoshta aventurën e fundit me kombëtaren spanjolle. Pas Kupës së Botës 2010 dhe Europianit 2012, “Furija e Kuqe”, ka zhgënjyer në vitin 2014 dhe 2016, dhe tashmë nuk mund të gabojnë më.

Rezultate imazhesh për iniesta spain

SALAH – Ai është padyshim armiku numër një i Cristiano Ronaldo-s për “Topin e Artë”. U dëmtua në finalen e Championsit ndaj Realit pas një përplasje me Ramos, dhe tashmë do të mundohet që të ndihmojë sa më shumë Egjiptin për të kaluar fazën e grupeve. /Rozalb Lika- Koha Jonë/

Rezultate imazhesh për salah egypt

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?