Ngacmoi të dashurën e ish zv.presidentit të Juves, ja si u dëbua sulmuesi në Angli

Vincent Pericard është një emër pak i njohur, por ai ka qenë pjesë e Juventusit. Ai u konsideruar si një nga talentet më premtues të futbollit evropian kur iu bashkua Juve-s nga Saint-Etienne më 2000, por francezi nuk i përmbushi pritshmëritë.

“E gjithë jeta ime përveç Juventus-it ka qenë skandaloze. Unë dhe dy francezë të tjerë të klubit po merrnim leksione italishteje nga një mësuese e bukur. Një mbrëmje ishim në shtëpi dhe i dërgova një mesazh mësueses duke e ftuar për një pije.

Një orë më pas ra telefoni. Ishte Roberto Bettega, zv-presidenti i Juventus. Ai na pyeti se kush i kishte dërguar mesazh gruas së tij. Nuk e dinim se ishte e dashura e tij. Si përfundim më huazuan te Portsmouth. Kam shkatërruar karrierën time te Juve për shkak të një mesazhi të pafat”, tha ish-sulmuesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image result for Vincent Pericard juventus

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?