FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ngërçi në Federatën Italiane, zgjidhet presidenti i ri

Është zgjidhur më në fund ngërçi i krijuar në Federatën Italiane të Futbollit, FIGC, e cila prej gati një viti ka pasur problem në zgjedhjen e një emri që do ta drejtonte për vitet e ardshme.

Gabriele Gravina, kandidati i vetëm për president i FIGC, është zgjedhur thuasje unanimisht në këtë detyrë në Asamblenë e federatës që u mbajt në Romë. Gravina mori 97.20% të votave. Në fjalën e tij, presidenti i sapozgjedhur premtoi se për futbolli italian do të marrë drejtimin e duhur.

“Falënderoj të gjithë ata që më votuan dhe mbështetën. Kemi shpenzuar shumë energji për këtë konsensus. Me ju dua të ndryshoj drejtimin e futbollit. Duam një rritje maksimale dhe profesionale. Do të përgjigjemi me fakte. Eshtë projekt ambicioz. Besoj te ju, duhet të vazhdojmë përpara”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?