Nico Paz, talenti argjentinas te Reali që po i mahnit të gjithë
Real Madridi po punon shumë mirë me të rinjtë në vitet e fundit. Castilla, skuadra B e stërvitur nga një legjendë madrilene si Raul, në fakt po nxjerr një numër 10 me perspektivë si Nico Paz, 18 vjeç.
Argjentinasi, i lindur në vitin 2004, Nico po shkëlqen te Castilla. Dy gola në këtë fillim sezoni në dy paraqitje, ku fitoi edhe thirrjen e Ancelotti-t në ekipin e parë.
I riu mban fanellën me numrin 10, mban të njëjtin pozicion si Bellinghami, ka cilësi dhe personalitet, si dhe një fizik të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit ndaj Antequera-s i dhuroi fitoren ekipit me një dygolësh.
Scaloni interesohet për talentin e Paz-it, duke pasur parasysh se lojtari është argjentinas dhe ndoshta do të synojë Lojërat Olimpike të verës së ardhshme, një turne që mund të evidentojë talente të tillë.
KOHA JONË SONDAZH

