Nis epoka e re e Dinamo City, Di Biagio prezanton fanellat me Mourinhon

Dinamo City nis një epokë të re. 18 herë kampionët e Shqipërisë kanë nisur një epokë të re, nën drejtimin e Luigi Di Biagio. Tekniku i kryeqytetasve ka prezantuar fanellën e re të “nëndetëses”, ku shihet dhe logo e re e Dinamo City.

52-vjeçari italian, fanellën e parë të re ia dhuroi trajnerit të Romës, Jose Mourinho. I cili ishte në Tiranë të shtunën, pasi Roma luajti miqësoren me Partizanin në “Air Albania”.

Ndeshja e parë për Dinamon në sezonin e ri në Superiore do të jetë me Tiranën. Skuadra do të zbresë në derbin me fanellat e reja, ndërkohë që pritet të ketë lëvizje në merkato në këto ditë të fundit. Me Di Biagion që pret afrime në të gjitha repartet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?