Nisin tre takimet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, formacionet zyrtare
Tre takimet e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë sapo kanë nisur, ndërkohë që takimi i fundit mes Apolonisë dhe Tiranës do të luhet po sot, por në ora 17:00, në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit. Kukësi e fitoi ndeshjen e parë në Shkodër 2-0 dhe synon të administrojë këtë rezultat që të kualifikohet. Ehe Partizani e fitoi ndeshjen e parë 2-0 me Laçin dhe ka të njëjta synime, edhe pse luan në transfertë. Ndeshja më e fortë, ku të dyja ekipet kanë pretendime për gjysmëfinalet dhe e kanë të lënë të hapur kualifikimin, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Vlorë, është ajo mes Skënderbeut dhe Flamurtarit që po luhet në këto momente në Korçë. Tirana dhe Apolonia janë ndarë në barazim 2-2, në përballjen e kaluar që u zhvillua në Krujë.
Skënderbeu-Flamurtari (ora 14:00)
Formacioni i Skënderbeut
Shehi; Vangjeli, Radas, Arapi, Abazi, Progni,Shkëmbi,Lilaj, Berisha, Martins, Stojkov
Formacioni i Flamurtarit
Lika; Veliu, Tomiç, Kuqi, Urdinov, Kruja, Telushi,Vucaj,Lena, Abilaliaj, Buval
Laçi-Partizani (ora 14:00)
Formacioni i Laçit
Vujadinoviç, Teqja, Sheta, Buljan, Cela, Mustafa, Zefi, Meto, Cetkovic, Nimani, Xhejms
Formacioni i Partizanit
Xhika; Ibrahimi, Rrahmani, Krasniqi, Cuculi, Trashi, Shabani, Bylykbashi, Nexhipi, Mazrekaj, Vatnikaj
Kukësi-Vllaznia (ora 14:00)
Formacioni i Kukësit
Koci, Smajli, Malota, Dushku, Hallaçi, Xheferson, Hysa, Dosti, Musolli, Mici, Rikardo
Formacioni i Vllaznisë
Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Beqiri, Marku, Krymi, Tafili, Lika, Demaj, Kalaja, Hajdari
KOHA JONË SONDAZH

