FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një emër, Salah shpallet futbollisti afrikan i vitit

Në një ceremoni në qytetin e Akrës në Ganë, ku morën pjesë personalitetet më të njohura sportive të kontinentit e që vlerësuan sulmuesin e Liverpulit për të gjithë arritjet e 2017, Mohamed Salah u shpall futbollisti afrikan i vitit.

25-vjeçari mbylli një vit fantastik, në fillim duke i dhënë Egjiptit kualifikimin në një Botëror për herë të parë pas 1990. Me formacionin e “Anfield Road”, sulmuesi ka shënuar 23 gola në 29 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke justifikuar shifrën e blerjes prej 50 milionë eurosh.

“Është e vështirë të shpjegoj atë moment kur u kualifikuam në Botëror pas 28 vjetësh. Ky është një çmim i madh për mua, pikërisht për momente speciale si ai”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çmimi për futbollistin më të mirë afrikan zgjidhet nga votat e trajnerëve dhe drejtorëve teknik të kombëtareve kontinentale. 2017 ishte viti i parë kur u lejuan të votojnë edhe kapitenët e përfaqësueseve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?