“Një lojtar do të vdesë”, tenisti rus jep paralajmërimin e frikshëm në US Open
Polemika pa fund gjatë duelit mes Daniil Medvedev dhe Andrey Rublev, e vlefshme për çerekfinalet e US Open dhe e fituar me një rezultat të pastër 3-0 nga tenisti i ditëlindjes 1996.
Një derbi rus i luajtur në çimenton e “Arthur Ashe Stadium” në kushte shumë të vështira: 34° gradë (39’ perceptohet nga brenda stadiumit) dhe 50% lagështi.
Në setin e dytë, Medvedev i kërkoi arbitrit ndihmë mjekësore: ai e preku gjoksin disa herë, duke nënvizuar vështirësitë në frymëmarrje të shkaktuara nga temperaturat e larta në “Flushing Meadoës”.
Më pas tenisti i njohur u kthye në fushë, por vështirësitë në frymëmarrje, edhe për shkak të ritmit të furishëm të ndeshjes, u përsëritën pas game-t të tretë të setit të tretë. Menjëherë pas kësaj, rusi u kthye nga kamera, shqiptoi disa fjalë shqetësuese:
“Një lojtar do të vdesë dhe ata do ta shohin”, paralajmëroi Medvedev për rreziqet e zhvillimit të një ndeshjeje në ato kushte të vështira. Fjala “ata”, e thënë nga rusi, u referohej qartë organizatorëve, të cilët mund ta kishin mbyllur plotësisht edhe çatinë e “Arthur Ashe Stadium”.
KOHA JONË SONDAZH

