Një muaj nga ndeshja me Poloninë, shiten më shumë se 19 mijë bileta

Entuziazmi në Kombëtaren e Shqipërisë është i madh në prag të dy ndeshjeve të shtatorit ndaj Çekisë në transfertë dhe më pas kundër Polonisë në “Air Albania”.

Skuadra Sylvinhos do luajnë ndaj Polonisë në datën 10 shtator në orën 20:45, me stadiumin “Air Albania” që do jetë i tejmbushur. Një muaj para sfidës, bëhet me dije se janë shitur më shumë se 19 mijë bileta, nga 21 mijë që janë në total në shitje.

Nga një vëzhgim në faqen zyrtare të blerjes së biletave rezulton se vetëm një sektor është i hapur, E208 ku janë disa dhjetëra bileta, ndërkohë që gjithë të tjerët janë “sold out”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?