FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një rast pozitiv me Covid-19 te Atalanta, anulohet konferenca e Gasperinit

Rastet me koronavirus po shtohen së tepërmi në kampionatin italian. Së fundmi edhe te skuadra e Atalantës është konfirmuar një rast pozitiv.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi bergamask, që ka njoftuar se për rrjedhojë do të anulohet edhe konferenca për shtyp e trajnerit Gian Piero Gasperini, e planifikuar për t’u mbajtur sot në orën 13:30.

Ndërkohë vlen të theksohet se ende nuk bëhet e ditur se cili është personi i prekur nga koronavirusi dhe nëse bëhet fjalë për ndonjë futbollist apo pjesëtar të stafit teknik. Bergamaskët kanë kryer tamponë të tjerë, teksa është në rrezik edhe ndeshja me Cagliarin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?