FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një rus i jep medalje ari Shqipërisë në Gjimnastikë

Shqipëria fiton medaljen e artë në Kampionatin Europian të Gjimnastikës të zhvilluar në Turqi! Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Ky sukses vjen falë atletit me origjinë ruse, Matvei Petrov, i cili është pajisur me pasaportë shqiptare dhe garon prej disa vitesh për ngjyrat kuqezi.

Ai triumfoi në disiplinën e kaluçit me doreza, ku zuri vendin e parë. Një rezultat i papritur si për sportistin ashtu dhe për Shqipërinë. 30-vjeçari Petrov u tërhoq nga sporti në vitin 2016, pasi nuk arriti të kualifikohej në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Gjithsesi, pasioni për këtë sport dhe fakti se ndihej në formë bënë që ai t’i rikthehej disiplinës së “kaluçit me doreza”, këtë herë për të garuar për Shqipërinë.

Por si u bë Matvei Petrov shqiptar? Ai jeton në Pragë (Republika Çeke) që pas Olimpiadës së Rios, ku punon si trajner në një palestër. Aty ai u njoh me pronarin e palestrës, një shqiptar, dhe nga këtu lindi ideja për të garuar për Shqipërinë, që u kurorëzua me një medalje të artë në europianin e gjimnastikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Petrov ka marrë prej vitesh lejekalimin nga Rusia dhe është regjistruar e federuar nga Federata Shqiptare e Gjimnastikës, duke i sjellë vendit tonë një medalje të artë në Europian. /Supersport/

Swiss Digital Mobile Reklama

Matvei Petrov wins gold for Albania in Pommel Horse in Turkey - Oculus News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?