FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një shqiptar tradhton Lazion, Milani ruan vendin e katërt (VIDEO)

Milani ka arritur që të fitojë “finalen” me Lazion për vendin e katërt në renditje. Kuqezinjtë kanë triumfuar minimalisht 1-0 në duelin e zhvilluar në “San Siro”.

Një pakujdesi e Riza Durmisi 11 minuta nga fundi i kohës së rregullt i ka kushtuar shumë bardhekaltërve. Mbrojtësi me origjinë shqiptare ndërhyri ndaj Musacchios në mënyrë të parregullt në zonë.

Nga pika e bardhë Kessie do të arrinte që të shënonte përballë Strakoshës. Milani ruajti avantazhin deri në fund, duke u ngjitur në kuotën e 55 pikëve, vetëm një më shumë se Roma që fitoi para disa orësh 1-0 ndaj Udineses me një gol të shënuar nga Dzeko. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?