Një suedez miliarder për sfidën Maqedoni-Shqipëri

Paraditen e së hënës, Kombëtarja shqiptare është nisur drejt Strumicës, ku do të luajë ndeshjen e saj të radhës për kualifikueset e Botërorit 2018, me Maqedoninë.

UEFA ka përcaktuar suedezin Jonas Eriksson për të vendosur drejtësinë në fushën e lojës mes këtyre kombëtareve. Eriksson do të ndihmohet në këtë përballje të kuqezinjve, nga asistentët Mattias Klasenius dhe Daniel Ëarnmark, ndërkohë që gjyqtar i katërt do të jetë Andreas Ekberg.

43-vjeçari e ka nisur karrierën e tij si arbitër në vitin 1994, ndërkohë që në 2002-shin ai mori stemën e FIFA-s. Suedezi, që tashmë ka edhe famën e një multimilioneri, ka gjykuar shumë ndeshje të rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në gusht të vitit 2013, ai arbitroi sfidën mes Chelsea dhe Bayern Munchen në Superkupën e Europës të atij viti, ndërsa në 2014-n ishte i pranishëm në Botërorin e Brazilit. Në 6 qershor të vitit 2015, Eriksson ishte arbitri i katërt i finales së Champions League, mes Barcelonës dhe Juventusit, të luajtur në Berlin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sfida mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të luhet mbrëmjen e së martës, në stadiumin “Mladost”, që ka një kapacitet prej 6.500 vendesh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?