Njihuni me 20 trajnerët më të mirë në botë, Guardiola lë pas Alegrin

Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë për këtë sezon deri më tani në Europë. Faqja e parë e specializuar për vëzhgimin e trajnerëve “coachreputationranking” ka publikuar listën e 20 trajnerëve më të mirë në botë.

Periudha që është marrë në konsideratë në këtë renditje është nga tetori i vitit 2017 deri në janarin e këtij viti. Guardiola rezulton si trajneri më i mirë, teksa ka një vlerësim prej 78.4 pikësh nga 100 të mundshëm. Pas tij është trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri me 77.5 pikë nga 100 të mundshme, ndërkohë që Zidane mbyll treshen më të mirë me 74,9 pikë. Francezi ka zbritur nga vendi i parë pas paraqitjeve të dobta këtë sezon në kampionat.

Konte dhe Simeone janë konfirmuar në vendin e 4 dhe të 5. 10-shen më të mirë e mbyll Lopetegui, ndërkohë që në 20 më të mirët është edhe Hejkens./Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?