Njihuni me bashkëshorten e Lukas, të cilën anglezët e krahasojnë me Kim Kardashian

Lukas mund të ketë disa kohë që ka humbur vëmendjen e medieve në Francë për shkak se trajneri i PSG, Unai Emeri nuk e aktivizon shumë, por kjo nuk e mban larg vëmendjes së medieve rozë. Shkak për këtë është bërë bashkëshortja e saj, Larisa Sad. Bukuroshja 26-vjeçare i ka mahnitur të gjithë fansat e saj në Brazil dhe Europë me pamjen e saj ekzotike.

Ajo ka një fytyrë shumë të bukur, teksa 150 mijë ndjekës në Instagram janë një dëshmi për famën e saj. Asaj nuk i pëlqen që të dalë shumë në media, teksa përpiqet që ta mbajë jetën private larg vëmendjes, por mediat angleze së fundmi kanë shkruar për të pas interesimit të Junajtid për Lukas, duke e krahasuar bukuroshen me Kim Kardashian. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?