Njihuni me skuadrën që ka sulmin më të mirë në botë

Mauro Icardi mendon se Argjentina ka sulmin më të mirë në botën e futbollit, me Lionel Messi, Paulo Dybala dhe Sergio Aguero që do t’i bashkohen yllit të Inter në skuadrën aktuale.

Argjentina do të përballet me Uruguain dhe Venezuelën në kualifikueset e radhës për Kupën e Botës, me dy herë kampionët e botës që janë në vend të pestë të grupit të Amerikës Latine.

Gjithsesi, kapiteni i Interit mezi po pret t’i bashkohet Messit dhe Dybalas, si dhe Di Marias dhe Banega, në formacionin të mbushur me yje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi sulmin më të mirë në botë,” shprehet argjentinasi. “Është shumë e rëndësishme për mua që do të jem në gjendje të zhvillohem më tej me lojtarë si Messi, Dybala, Di Maria dhe Banega. Ata kanë kualitete të mëdha, me siguri që ata do të më ndihmojnë të përmirësohem dhe unë kam ndërmend t’ia shpërblej me gola. Mendoj se ftesa e grumbullimit ka ardhur si pasojë e punës sime në vitet e fundit. Dua të demonstroj për përfaqësuesen të njëjtën gjë që kam treguar te klubi im”, tha Icardi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?