Nkunku 4 muaj jashtë fushave tek Chelsea, mund të ndryshojë të ardhmen e Brojës

Chelsea ka konfirmuar një lajm të keq nga infermieria.  Klubi anglez njoftoi në faqen zyrtare se blerja e merkatos së verës, Christopher Nkunku, ka pësuar një dëmtim serioz në gju dhe do të mungojë për një kohë të gjatë.

Sulmuesi iu nënshtrua një operacioni në Çikago në orët e fundit dhe do të qëndrojë jashtë fushës për katër muaj. Nkunku nuk pati mundësi të debutonte zyrtarisht me blutë.

Dëmtimi i tij rrezikon të ndryshojë planet e merkatos së Chelsea-t, që mund t’i shtojë kështu një element të ri sulmit. Sulmuesi i Juventusin, Dusan Vllahoviç mbetet alternativa kryesore. Kjo situatë mund të ndryshojë dhe të ardhmen e Brojës, që dukej drejt një transferimi te skuadra e West Ham.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?