“No” Shën Valentin! Nesër Kukësi-Partizani, tifozët: Vajza na vjen keq, kemi ndeshje!

Kukësi-Partizani është edhe krye-ndeshja e javës së 22-të në Kategorinë Superiore. Nesër në stadiumin “Zeqir Ymeri”, Kukësi që ndodhet në kuotën e 44 pikëve dhe mban vendin e parë bashkë me Tiranën, do të presë të kuqtë e Shpëtim Duros, një rival direkt në garë për titull. Kjo ndeshje pritet me padurim nga vendasit, që humbën një javë më parë përballjen në Laç, ndeshje aq e diskutueshme, pas goditjes së mbrojtësit Dritan Smajli. Tifozët e Kukësit, nisur nga rëndësia që ka kjo ndeshje, e cila përkon edhe me ditën e Shën Valentinin, kanë gjetur rastin të bëjnë edhe humor në faqen e tyre zyrtare. – “No Shën Valentin! Goca, na vjen keq, por kemi ndeshjen Kukës-Partizani,” shkruajnë tifozët kukësianë.  Ekipit të Kukësit i mungojnë për shkak kartonësh dhe dëmtimesh plot 5 lojtarë: Hasani, Hoxha, Peqini, Xheferson, Mici, ndërsa të kuqve kryeqytetas iu mungojnë dy pikat kryesore, Mazrekaj dhe Raçiç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?