Nokaut fatal, vdes boksieri
Boksieri Muhammed Aslam Khan ka vdekur pas një nokauti fatal në raundin e katërt. 27-vjeçari u dërgua në një spital privat në Karachi të Pakistanit, por ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të brendshme që kishte pësuar.
Sipas raportimeve mediatike, nuk kishte asnjë personel mjekësor të pranishëm në vendin ku zhvillohej aktiviteti i boksit.
Aslam Khan merrte pjesë në kategorinë e 80 kg. Autoritetet kanë nisur hetimet për vdekjen e tij, pasi dyshohet se ndeshja e boksit nuk plotësonte kushtet e nevojshme të sigurisë.
Dyshime ka gjithashtu se kundërshtari në ring i Aslam Khan ishte më shumë ne peshë se sa 27-vjeçari që humbi jetën. Muhammed Aslam Khan kishte filluar karrierën në boks në vitin 2007.
KOHA JONË SONDAZH

