Norvegjia e gjitha në izolim, ndaj Austrisë thirret vëllai i Valon Berishës

Një situatë emergjente e paprecedentë po ndodh së fundmi te Norvegjia, që do të përballet për të dalë e para në grup ndaj Austrisë me mungesa të shumta. Formacioni skandinav është i gjithi në izolim, teksa trajnerit i është dashur që të bëjë nga fillimi listën e të grumbulluarave. Federata ka bërë një zgjidhje emergjence të lojtarëve në mënyrë që të mos humbasin sfidën në tavolinë.

Në ndeshjen ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve, norvegjezët do të ftojnë në ekipin e parë lojtarët e U-21. Por e befasishmja është se në kombëtaren norvegjeze, ai që do të zëvendësojë bomberin Haaland do të jetë vëllai i Valon Berishës dhe ai quhet Veton Berisha i cili luan në radhët e skuadrës Viking në kampionatin vendas. 26-vjeçari me origjinë shqiptare ka realizuar këtë sezon 12 gola në 23 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?