Notat e ndeshjes: Shqipëri-Lihtenshtejn. E pabesueshme kush është më i miri

Shqipëria ka mposhtur me rezultatin 2-0 mbrëmjen e sotme Lihtenshejtnin në ‘Elbasan Arena. Ja vlerësimet për lojtarët e kombëtares shqiptare. Lojtari më i mirë i ndeshjes ka qenë sigurisht kapiteni Ansi Agolli, i cili deri në momentet e fundit ishte në pikëpyetje për të luajtur, pasi trajneri donte të aktivizonte Memollë.

Ja notat e lojtarëve:

Berisha pa notë- I pashqetësuar në asnjë moment. Nuk u rrezikua asnjëherë nga kundërshtari. Një tifoz pa biletë brenda në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agolli 9- lojtari më i mirë i ndeshjes. Një supergol, i cili i mahnitit të gjithë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajeti 6.5- Një siguri në mbrojtjen shqiptare, megjithëse kundërshtari ishte shumë i dobët.

Maraj 6- kapiteni ishte në një ditë të zakonshme. Në mbrojtje i pashqetësuar.

Hysaj5.5- pritej shumë më shumë nga ylli i Napolit, jo në ditën e tij sot edhe pse kundërshtari ishte modest.

Abrashi 7- Motorri i kombëtares sonë, nuk di të ndalet në fushë.

Memushaj 6.5- Një lojtar i vyer i kombëtares sonë, mjaft i rrezikshëm në sulm.

Basha- 7.5- Lojtari i cili kishte kontributin e madh në shënimin e golit të parë. Një gjuajtje e fortë nga jashtë zone, devijim dhe gooool.

Llullaku 5.5- Në gjendje jo të mirë, i braktisur mbrëmjen e sotme nga ekipi.

Grezda 6- Lojtar mesatar.

Roshi 8- Një notë vetëm për golin e shënuar, asgjë më shumë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?